Treni i linjës Tiranë-Rrogozhinë ka dalë nga shinat mëngjesin e sotshëm.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara, por personat e paktë që kanë udhëtuar me trenin e kësaj linje kanë përjetuar disa momente frike e paniku.
Mes tyre, siç thotë një prej të pranishmëve në vendngjarje, ka pasur edhe disa turistë të huaj, në sytë e të cilëve dukej hapur frika për jetën.
Makinistit i ka dalë treni i vjetër e i amortizuar jashtë kontrollit, në stacionin e Rrogozhinës.


