Një tren ka dalë nga shinat pranë kryeqytetit Rabat të Marokut dhe për pasojë kanë vdekur katër vetë e plagosur dhjetëra të tjerë.
Incidenti ka ndodhur në Bouknadel, midis kryeqytetit dhe qytetit të Kenitrës.
Sipas vlerësimeve të para, numri i të plagosurve është 90.
Dëshmitarët raportojnë se drejtuesi i trenit është lënduar rëndë, ndërsa disa nga pasagjerët kanë humbur gjymtyrët.
Fillimisht u raportua se janë përplasur dy trena, por zyrtarë nga Maroku konfirmuan se bëhet fjalë për dalje nga shinat.