• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL LETRA/ Ja çfarë i shkruanin 100 vjet më parë studentët shqiptarë të Vjenës presidentit Wilson
Home
Dossier

DEL LETRA/ Ja çfarë i shkruanin 100 vjet më parë studentët shqiptarë të Vjenës presidentit Wilson

15 December, 2018 F.autor Dossier

Arkivat nxjerrin letren qe studentët shqiptarë të Vjenës i drejtuan Presidentit të SHBA Woodrow Wilson, para Konferencës së Paqes, plot 100 vite me pare, me 15 dhjetor 1918.

Në 18 janar të vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes e Parisit, takimi i fuqive aleate fituese të Luftës së Parë Botërore, me qëllim përcaktimin e kushteve të paqes ndaj fuqive humbëse të luftës. Për Shqipërinë kjo konferencë ishte e rëndësishme, pasi aty u caktua përfundimisht njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur, u miratua integriteti i kufijve, duke ndalur pretendimet territoriale të shteteve fqinje.

Përpara konferencës, shumë grupe patriotësh shqiptarë, në kontinentin e vjetër dhe të ri, u përpoqën të ndërhynin tek Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, për të fituar simpatinë dhe mbrojtjen e tij në dobi të Shqipërisë. Mes letrave të shumta drejtuar Presidentit Wilson është edhe ajo e studentëve shqiptarë të Vjenës, të cilët e nënshkruan atë letër më 15 dhjetor 1918, plot 100 vjet më parë. Në mbyllje të letrës, studentët parashtrojnë:

“Zotërië President! Në qoftë se në vendimin e paqës nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë.

Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve. […]

Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Bape, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan. Wien, Austrie, 15/12/918.”

letra2letra3

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER CITY - EVERTON/ Vendasit do të kërkojnë fitoren për luftën e kreut (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ENDRIT KULLAJ/ Në emër te vetingut duhet që Taulant Muka të tregojë listën e notave të shkollës së lartë

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT