• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL KUNDËR BASHËS/ Grida Duma: Reforma s’mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral
Home
Politikë

DEL KUNDËR BASHËS/ Grida Duma: Reforma s’mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral

9 January, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaron se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral.

Më tej ish-deputetja Duma ngre problemin e zhdukjes së konkurrencës në politikë, fenomen që është duke e varfëruar Shqipërinë.

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, thotë Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. 

Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. 

Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. 

Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. 

Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. 

A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. 

Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë.

Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. 

Zhdukja e konkurrencës në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. 

Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. 

Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. 

Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato”, tha Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZIMI I AVIONIT UKRAINAS/ Trump: Kam një parandjenjë të tmerrshme për arsyet e trgjedisë
Previous article SHERRI NISI PËR NJË FEMËR/ Ishte fejuar me vajzën që i pëlqente shqiptarit, 23-vjeçari merr armën dhe qëllon...

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT