• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL KUNDËR BASHËS/ Grida Duma: Ndërkombëtarët, garant i domosdoshëm për…
Home
Politikë

DEL KUNDËR BASHËS/ Grida Duma: Ndërkombëtarët, garant i domosdoshëm për…

17 September, 2019 F.autor Politikë

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se opozita ia ka arritur që të tronditë qeverinë pasi shqiptarët presin zgjedhje të parakohshme në vitin e gjashtë të qeverisjes.

E ftuar në studion e “Ora”, Duma shprehet se Shtetet e Bashkuara janë jetike për betejën e ndarjes së politikës nga krimi, ndersa partneret nderkombetare jane jetike per demokracine dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Keto jane deklarata qe bien ne kundershtim me qendrimin e kryetarit te PD Lulzim Basha, i cili sot u shpreh se zgjidhjet do te behen nga vete shqiptaret, dhe jo me mbeshtetjen e nderkombetareve..

Pjesë nga intervista:

Znj. Duma si duhet ta lexojmë deklaratën e Bashës qe nuk janë ndërkombëtarët ata që do sjellin zgjidhjet?

Duma: Duhet kuptuar vetëm në një prizëm, siç vete ndërkombëtarët kanë thënë që nuk do jemi pjesë e konfliktit, këtë ka thënë edhe Basha. Partia Demokratike nga ana tjetër i konsideron ndërkombëtarët si garant i domosdoshëm në demokracinë funksionale dhe partnere jetike në garantimin e implementimit të zgjidhjeve. Partneret amerikanë janë jetike ne luftën e ndarjes se krimit nga politika pa ata nuk arrijmë as në asnjë organizatë politike ne Shqipëri t’ia dale ne krye kësaj lufte.

-Z. Berisha tha qe djegia e mandateve do ishte ose fitore ose nje gremine, fitore nuk është, cili është qëndrimi juaj mbi këtë?

Duma: Është pikë për pikë çfarë z. Berisha ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar e padyshim qëndron pikë për pikë. Ende sot nuk matet dot nëse është fitore apo jo se nuk jemi në fund të rrugës. Por diçka duhet thënë me qartësi që në vitin e gjashtë të qeverisjes dhe shqiptarët për shkak të kësaj opozite po presin zgjedhjet e parakohshme. Opozita po arriti ta krijoje këtë besim dhe pritshmëri për zgjedhje të parakohshme domethënë që ka tronditur qeverinë. Mbi këtë bazament tani mjetet për ta materializuar fitoren duhen matur mire, pjese e te cilës është dhe platforma e koordinimit strategjik me platformën e aleatëve si ecje pa asnjë çedim dhe përfshirje themelore në vendimmarrje.

–Keni folur për demokracinë e brendshme te partive në një diskutim me të rinjtë, është komentuar qe është mesazh edhe për z. Basha

Duma: Partia Demokratike në 6 vjet ka kryer zgjedhje pas zgjedhjesh te brendshme. Sigurisht qe mjeshtëri  i emërimeve është Rama në PS ku ka vdekur çdo konkurrencë. Po ashtu rritja e demokracisë së brendshme është proces qe nuk mbaron dhe si i tille nuk mbaron as për Partinë Demokratike.

Kushtetuta e Shqipërisë është ndërtuar në frymën që listat e mbyllura balancohen nga demokracia e brendshme e partive. Sot duhet folur edhe për lista te hapura kombëtare pikërisht për të rritur meritokracinë në politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI I RËNDË/ Kthehet nga puna, shqiptari gjen gruan të masakruar në dhomë. MISTER...
Previous article ZBULOHET DOKUMENTI I RRALLË/ Enver Hoxha, mezi kaloi klasën në provimin e maturës

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT