Demokrati Arben Imami në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka sqaruar plotësisht të gjitha arsyet pse nuk pranoi të jetë pjesë e grupit të analizës së PD-së, post i propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ai thotë se do vijojë të jetë demokrat, por nuk është dakord me rrugën që ka zgjedhur kryetari i partisë. Sipas Imamit, Partia Demokratike nuk ka bërë ende analizën dhe vijon të humbasë më shumë votues, referuar sondazheve, siç tha ai. Imami shtoi kritikat, kur tha se Basha duhet ta ksihte dhënë dorëheqjen që kur humbi zgjedhjet.
Për aq kohë sa nuk respektohet statuti dhe nuk mblidhet një kongres politik, Imami tha se PD-ja nuk po shkon drejt bashkimit por drejt përçarjes totale.


