Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës ditën e djeshme.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Durrësit, raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, teksa Nerjaku sapo ka zbritur nga një automjet tip “Benz ML” kur është qëlluar me armë, por nuk e ka kapur plumbi. Dyshohet se është qëlluar me snajper.
Ai rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.


