Një aksident më pasojë vdekje u regjistrua mbrëmjen e të premtes në Elbasan.
Abcnews.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve. 47-vjeçarja nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë drejtuesi i autobusit 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan u arrestua nga policia.



