Ish-deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu ka zhvilluar takime me strukturat e PD-së në qark një ditë para protestës së opozitës në Tiranë. Në fotot e publikuara nga vetë ai në Facebook, ndër të tjera bie në sy edhe një detaj që ndoshta Shehut i ka shpëtuar.
Kryebashkiaku i Përmetit, Niko Shupuli duket se mban në duar një tufë kartmonedhash me prerje të ndryshme. Pak e çuditshme në fakt përse duhen mbajtur paratë në tavolinë. Siç shihet janë dy tufa, njëra në dorën e kryebashkiakut dhe tjetra pranë tij në tavolinë.
A mos ndoshta këto janë para për të paguar aktivistët e PD-së që të mbërrijnë në Tiranë për protestë? Natyrisht që ky nuk është një fenomen i ri në Shqipëri. Historikisht partitë politike në tubime të mëdha në kryeqytet, për të mbledhur sa më shumë njerëz në shesh kanë përdorur edhe forma të tilla; joshjen e tyre me lekë. Përjashtim këtu nuk bën as PD-ja. Denoncime të tilla për protestues të paguar nga partitë kemi parë shpesh në media, kryesisht në emisionet investigative ‘Fiks Fare’, ‘Stop’ etj.
Nëse kjo është e vërtetë, që Niko Shupuli paguan mbështetësit e PD-së me para për të shkuar në protestë, demaskon kauzën për të cilën opozita ka marrë rrugët. PD-LSI thonë se Rama blen votat. Edhe shpërndarja e lekëve për protestuesit është një lloj blerje vote në vetvete.
©argjirolajm.net




