Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot në prag të 27-vjetorit të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha një foto të sheshit “Skënderbej”.
Ai thotë se kjo foto është bëra pak çaste para rrëzimit të shtatores, ndërsa duken edhe disa makina që më pas do të tërhiqnin zvarrë shtatoren.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
“Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit”, shkruan Dervishi.



