Historia e të Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë gjatë masakrës në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, ka prekur zemrat e shqiptarëve.
Edhe më të dhimbshme e bën historinë fakti që i ndjeri ishte jetim pasi babai kishte ndërruar jetë vite më parë, ndërsa e ëma e kishte rritur me sakrifica në kushte të vështira ekonomike. Nëna e tij me lot në sy rrëfeu sot se si e mori vesh ngjarjen: Pashë një hije të zezë. Dua drejtësi se nuk ka qenë e keqja e askujt
Musaeni 24 orë para se të vritej kishte qenë me shokët në mrëmjen e maturës dhe siç duke në foton e siguruar nga gazeta Shqip shihet i lumtur dhe i gëzuar.
Pas mbarimit të mbrëmjes Musaenit ndryshe nga shokët e tij të cilëve su kishte dal akoma pija, ai niset për në Velipojë në ditën e parë të punës. Dhe kjo dita e parë e punës u kthye në ditën e fundit të jetës së Musaenit i cili u vra gabimisht.



