Ivana Trump, ish-bashkëshortja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq nga plagët e marra pas rrëzimit nga shkallët. Ky është rezultati që ka dalë autopsisë e kryer pas vdekjes së Ivana Trump.
Lëndimet e marra nga rënia nga shkallët kanë shkaktuar vdekjen. Kështu bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar burime nga stafi mjekësor që kanë kryer analizat e urdhëruara nga prokurori.


