Anëtarët e KQZ janë mbledhur në një takim konsultues për mandatet e dy deputetëve Aqif Rakipi nga radhët e PDIU dhe Gledion Rahovica, deputet i LSI-së.
Sipas burimeve pranë KQZ do të futet në rendin e ditës edhe kërkesa për mandatet e deputetëve e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Prokuroria ka kërkuar ti ndërprerpritet mandati si i prekur nga dekriminalizimi deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovicën, si dhe doli në konkluzionin se ish-deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi nuk ishin të prekur nga ligji. Po ashtu kishte dalë i pastër edhe kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapri,
Burime nga trupa e KQZ-së thanë për mediat se në mbledhjen konsultuese u vendos që KQZ të fusë në rend dite të 5 dosjet e zyrtarëve, ndërkohë që nuk ka vendosur se kur do të jetë mbledhja, pasi ka vlerësuar që tu japë disa orë kohë deputetëve të njihen me akuzën e prokurorisë, e cila thotë se Rakipi e Rehovica kanë qenë të dënuar për vjedhje në Itali.Përgatiti AlpeNews.al


