Pas lajmit se duhet tu hiqet mandati deputetëve, pa reaguar Aqif Rakipi nga PDIU. Në fjalën e tij Rakipi është shprehur se nuk ka qenë kurrë i ndaluar nga policia italiane.
……….
Këtu mund të lexoni ormularin e vetëdeklarimit nga deputeti Aqif Rakipi
https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=http://shqiptarja.com/pdf/new/lsi.pdf
Këtu mund të lexoni formularin e vetëdeklarimit nga deputeti Gledion Rahovica.
https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=http://shqiptarja.com/pdf/new/lsi.pdf
Prokuroria e Përgjithshme: Tu hiqet mandati Rahovicës dhe Rakipit. Ja kush nuk preket nga dekriminalizimi (EMRAT)
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatëve për dy deputetët; Aqif Rakipi PDIU dhe Gledion Rahovica LSI.
Mësohet se të dy deputetët i prek ligji i Dekriminalizimit. Të dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia italiane.
Aqif Rakipi është deputet i PDIU në qarkun e Elbasanit. Gledion Rahovica është deputet i LSI në qarkun e Beratit.
Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi dorëzohet në KQZ. Gashi mban pozicionin e shefes së sektorit të dekriminalizimit në Prokurori.
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në KQZ përgjigje për dy ish-deputetë dhe një kryetar bashkie të cilët nuk preken nga dekriminalizimi. Bëhet fjalë për ish deputetin e PDIU Omer Mamo, i cili nuk rezulton me shkelje, gjithashtu edhe Mhill Fufi i PD, nuk rezulton me shkelje. Ndërkohë as kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri nuk e kap ligji i dekriminalizimit.
Përgatiti: AlpeNews.al


