Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dekretit të presidentit Meta, për emërimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm.
Ai thotë se Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, pavarësisht figurës që e drejton.
Kjo, pasi sipas Bashës, kryeministri mbron kriminelët.
“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë.
Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, shkruan Basha.