• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKRETI PËR TEATRIN/ Ja çfarë shtoi maxhoranca dhe si do përzgjidhet fituesi
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEKRETI PËR TEATRIN/ Ja çfarë shtoi maxhoranca dhe si do përzgjidhet fituesi

19 September, 2018 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Partia Socialiste ka miratuar dje vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidentit për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ja kush janë te gjitha ndryshimet e bera, çfarë shtoi maxhoranca dhe si do te bëhet përzgjedhja e fituesit.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.42

Shumica nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti.

Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte “Fusha shpk”, ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu dhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë.

“Thirrje e hapur”, është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te zhvillimit te zonës se Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj”, thekson amendamenti.

Në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë kompanitë që do të garojnë. “Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksionale përreth ndërtimit të ri”, thekson amendamenti. Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja emrit të kompanisë “Fusha” nga ligji aktual.

PROCEDURAT

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, bashkia do të shpallë thirrjen për kompanitë e interesuara për të qenë pjesë e garës për ndërtimin e teatrit të ri. Kompanitë do të vlerësohen nga Komisioni, në të cilin është pjesë edhe bashkia edha aktorët. Ndërkohë që kriteret do dalin me vendim qeverie.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.40 (2)

“Çdo palë private e interesuar mund të paraqesë projektin për zhvillimin e Zonës së Teatrit dhe të depozitojë dokumentacionin përkatës pranë Bashkisë Tiranë, brenda 45 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit”, thekson amendamenti i dekretit. Ofertat do të vlerësohen nga bashkia dhe firmat garuese do të listohen sipas ofertave.

“Komisioni vazhdon negociatat me palën private, që është renditur e para në klasifikimin e shpallur prej tij, deri në dërgimin e projekt-kontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave te kryetari i bashkisë ose personi i autorizuar prej tij. Kur pala private e përzgjedhur nuk vazhdon negociatat me Komisionin brenda një afati prej 5 ditësh, atëherë Komisioni fton për negociata palën private të klasifikuar i dyti”, thekson amendamenti.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.43.40 (1)

DRAFTI I PLOTE (Kliko mbi foto për të parë madhësinë e plotë)

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET BARTOMEU/ Largimi i Ronaldos dobësoi La Ligan, Juventusi favorit për Champions
Previous article MENTOR KIKIA/ Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT