Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ditën e nesëme Kudendi do të shqyrtojë dekretin e presidentit Ilir Meta për betimet në Kushtetutese të firmosur në tubimin e 2 Marsit.
“Unë nuk përgjigjem me emocione. Unë përgjigjem me respekt dhe drejtësi sa i përket Kushtetutës. E garantoj presidentit që do ta shqyrtojmë dekretin. Besoj që bashkëndajmë të gjithë vlerësimin që Shameti është një prej profesorëve të drejtësisë në vend. Shameti është iniciues i këtij ligji. Shameti është deputet i Skraparit dhe shpresoj që urrejtja e Metës të mos lidhet me të”, tha Balla.


