• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI I XHAFERRLLARIT PA BOTUAR/ Meta: S’më kërcet! Apeli i BE-së? Ata janë rrëmujë! PD dhe LSI e bënë opozitën si OJQ
Home
Politikë

DEKRETI I XHAFERRLLARIT PA BOTUAR/ Meta: S’më kërcet! Apeli i BE-së? Ata janë rrëmujë! PD dhe LSI e bënë opozitën si OJQ

15 November, 2019 k.autor Politikë

Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta nuk i kërcet aspak nëse dekreti i tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese (u betua sot) nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare. Për kreun e shtetit dekretet e tij janë në fuqi, pavarësisht nëse botohen ose jo në Fletoren Zyrtare.

“U tentua ti hiqet presidentit kompetencën Kushtetuese. Qëllimi ishte të provokojmë Presidentin“. Po nuk u botua dekreti? “Kujt nuk po i kërcet për Fletoren ….Shteti ka Kushtetutë, ka mbaruar kjo histori, nuk jemi Republikë noteriale. Kjo histori është e mbaruar. Dekretet e Presidentit edhe po të mos botohen hyjnë në fuqi menjëherë. Gjyqtare është ajo që ka bërë betimin te Presidenti, ka mbaruar kjo histori. Është gjëja më absurde që unë të merrem me histori të tilla. Unë kam bërë detyrën time në raport me ligjin” tha ai.

Ai e cilësoi të paligjshëm botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses. “Në Fletoren Zyrtare  është botuar ditën e shtunë. Hyri në mënyrë të paligjshme. Edhe ti (i drejtohet drejtuesit të emisionit) po te kesh mik drejtorin e mund të shkosh ta botosh. Noteren do ta ftoj një ditë për kafe për sjelljen profesionale që bëri, pasi u tregua shumë korrekte” tha ai. Ai kishte një përgjigje edhe për reagimin e kreut të KED-së, Ardian Dvorani, që dje e cilësoi si mafioz. “Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërkohë që nuk paska shqetësim që bëhet pjesë e një plani mafioz për t’i grabitur Presidentit kompetencën”.

Ilir Meta nuk e kurseu sulmin edhe për ndërkombëtarët, teksa BE-ja përmes zëdhënëses Maja Kocijancic kërkoi sot që të tejkalohet ngërçi. “Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët, le të vijë të më thotë se nuk e ka bërë kështu, kush ata që nuk i kanë sytë te kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtarë si Glover që tregoi të vërtetën për zgjedhjet“. Reagim i zëdhënëses së BE-së? “KE ka tre vite që na jep rekomandimin për negociatat pa kushte, aty është një rrëmujë, ca po ikin dhe ca po vijnë. Unë këtë kushtetutë e kam bërë me Venecian” tha ai.

Nesër Kuvendi ka planifikuar miratimin e një rezolutë që u kërkon institucioneve që të mos zbatojnë dekretin e Ilir Metës për Marsida Xhaferllarin, pasi e cilëson nul. “Ta kalojë ca shqetësimi kam unë. Më bëjnë nder me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, pasi unë veprimet i kam bërë para shqiptarëve. Kuvendi sot përfaqëson kulmin sesi nuk duhet të jetë një institucion. Ata kanë tre vite që kanë bllokuar reformën dhe sakatuar. Ata atë punë kanë, sa herë bëj unë dekrete, ata bëjnë rezoluta. Ata bëjnë PPP e unë të kem frikë? Frikë nga Edi Rama do të kem unë? Nga SPAK-u i Edi Ramës dhe Ulsiut? Kaq mirë po ecën kjo reforma në drejtësi sa edhe Shqipëria po shkon kaq poshtë” tha ai në opinion.

Kritika Meta kishte edhe për vendimet e PD dhe LSI për djegien e mandateve, pasi u shpreh se e kanë kthyer opozitën në një OJQ, tashmë që ndodhet jashtë parlamentit. “PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.

Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës. Po merr edhe prokurorinë, po merr edhe Gjykatën. Opozita nuk i ka dëgjuar mendimet e mia më të rëndësishme. Edhe të mos largohej nga parlamenti, edhe të merrte pjesë në zgjedhje. Përpara keni një njeri që drejtonte partinë e tretë në vend. Dy partitë e mëdha bënë një ligj që godiste partitë e vogla, por unë hyja në zgjedhje‘ tha ai.

Meta tha se presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve. “Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot. Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKO FALJE OSE TË NXJERR JASHTË"/ Eni Vasili debat të ashpër me Klevis Balliun: Jo, kjo është...
Previous article PREJ 3 VITESH NË GJERMANI.../ Zhduket 27-vjeçari shqiptar, familja në kërkim të të riut

k.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT