• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI I METËS/ Celibashi: 13 tetori s’është datë zgjedhjesh. Dy fjalë për Zgurin
Home
Intervista

DEKRETI I METËS/ Celibashi: 13 tetori s’është datë zgjedhjesh. Dy fjalë për Zgurin

13 July, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Për Ilirjan Celibashin data 13 tetor e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta si datë për zgjedhjet vendore, nuk është në të vërtetë një datë zgjedhjesh. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’, Celibashi kritikoi edhe bojkotin e mbledhjeve nga kreu aktual i KQZ-së, Klement Zguri.

“Në 4 vjet, KQZ dhe presidenti rrinë afër njëri tjetrit, ose KQZ rri pas derës së presidentit vetëm një herë. Momentin kur pret nga Presidenti caktimin e datës së zgjedhjeve. Momentin që Presidenti cakton datën e zgjedhjeve, KQZ merr këtë dekret dhe vazhdon punën nuk rri më pas derës së Presidentit për të pritur dhe për të menduar dhe nuk ka asnjë arsye të mendojë që mundet që Presidenti të ketë ndonjë akt tjetër apo një veprim tjetër.

Nuk ka asnjë arsye për të parë se çfarë do prodhojë dera e presidencës më, ka mbaruar punë me këtë çështje, gjë që do të thotë se procesi zgjedhor, ka një fillim dhe një mbarim dhe nuk ka asnjë autoritet përjashto KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, që të disponojnë mbi procesin zgjedhor dhe atë përgatitor më tej. Kështu që nga pikëpamja formale juridike procesi zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore për këtë vit ka përfunduar në 30 qershor. 13 tetori nuk është datë zgjedhjesh, dhe këtë e them me bindje të plotë.” – theksoi Celibashi, ndërsa komentoi edhe pozicionin e kreut aktual të KQZ-së, Klement Zguri.

“Ai është në të drejtën e vet, të prezantojë qëndrimet dhe opinionet e veta në lidhje me cështje të ndryshme të procesit zgjedhor. Padiskutim ka cështje e vendimmarrje për të cilat edhe unë mund të them që shiko, ajo cfarë ai tha nuk është ajo që përcakton  ligji, por gjithmonë ky mbetet një opinion subjektiv. Ajo për të cilën me bindje e them, ka të bëjë qëndrimin e tij në lidhje me pjesëmarrjen në mbledhjet e KQZ, për më tepër që ai është edhe kryetar i KQZ-së, nuk do të ishte mirë, se tani e ka korrigjuar këtë, edhe merr pjesë në mbledhje, nuk do të ishte mirë që të braktisë mbledhjen e KQZ-së. Ai ka gjithë të drejtën e tij ligjore që të shprehet dhe të japë opinionin e vet për gjithë sa diskutohet aty dhe në fund të konkludojë me votë. Të qenit në pakicë nuk të vendos në pozitë të vështirë. ” – tha Celibashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KRAHASOJNË ME DAN BILZERIAN/ Enca bën reagimin epik (FOTO)
Previous article NGA VRAPI TEK.../ Ja 5 aktivitetet me të cilat humbisni kalori

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT