• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI I LLESHIT/ Ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje, duhet urgjent Kushtetuesja
Home
Politikë

DEKRETI I LLESHIT/ Ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje, duhet urgjent Kushtetuesja

10 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasak, nga Korça ka komentuar ngërçin qeveri-Presidencë të krijuar, pasi Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm duke sjellë më pas lëvizjen e kryeministrit për ta komanduar, ndërsa ia ka ridërguar dekretin kreut të shtetit.

Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë

Christine Vasak

Fjalën e fundit për këtë situatë do ta thoshte Gjykata Kushtetuese, por ky organ është jashtë funksionit. Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme, referuar marrëveshjes me Greqinë.

Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente.

Christine Vasak

Ndërkohë që është në vëzhgimin e BE-së për realizimin e objektivave për luftën kundër krimit dhe drogës, ministria e Brendshme aktualisht drejtohet nga një zv/ ministër, por si e shikon ambasadorja këtë situatë?

Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtu siç është gjurmuar ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini. Iniciativa domethënëse janë ndërmarrë, por duhet të ndiqen dhe të thjeshtohen. Duhet të bëjmë besim në autoritet shqiptare për të ndjekur realizimin e objektivave sepse koha shpejton.

Christine Vasak

Ambasada e SHBA dhe BE-së në Tiranë pas komandimit të Sandër Lleshit reaguan duke i dërguar një mesazh Presidentit Meta “Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës”. Por tashmë pritet përgjigja e Metës pas ridërgimit të dekretit nga Rama për Sandër Lleshin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Të riut i ikën mendja, bashkë me shokun merr peng ish-gruan dhe … (EMRI)
Previous article “Diktatura” e Panuçit/ Trajneri urdhër të prerë për Mavrajn. Kapiteni i Kombëtares në hall

Isa.Autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT