• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETET PRESIN ENDE NË PRESIDENCË/ Rama mbledh qeverinë me 7 ministrat e shkarkuar
Home
Politikë

DEKRETET PRESIN ENDE NË PRESIDENCË/ Rama mbledh qeverinë me 7 ministrat e shkarkuar

7 September, 2023 s.autor Politikë

Ndërsa propozimet e reja për ndryshimet në kabinet të kryeministrit Rama po presin në Presidencë për firmën e Kreut të Shtetit, Ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë këtë të enjte.

Qëndrimin më të shkurtër në këtë takim e kishte Olta Xhaçka, që hyri e doli nga Kryeministria në rreth 10 minuta, mjaftueshëm sa për të hedhur një firmë. Në mbledhjen e Asamblesë, shefi i mazhorancës e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani. Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën në Kryeministri, pas shkarkimit nga detyra si ministre e Bujqësisë, post që mbante prej dy vitesh. Të njëjtin fat do të ketë edhe Edona Bilali, ish-Ministrja e Shtetit pa portofol.

Dalja nga mbledhja dëshmoi për kalim të butë stafete tek Arsimi, që do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Evis Kushi do ta takojë shefin jo më në selinë e qeverisë, por në atë të partisë, si sekretare për gruan.

Kur propozimet e kryeministrit Rama shkuan në Presidencë pasditen e të mërkurës, kreu i Shtetit Bajram Begaj nuk ndodhej në zyrë për shkak të një vizite zyrtare në Kazakistan. Rikthimi i tij në zyrë të shtunën shënon edhe mundësinë e parë për të firmosur dekretet, nëse nuk do t’i japë vetes më shumë kohë për verifikime.

Nga ana tjetër mazhoranca duhet të tregohet e gatshme për të votuar ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme në fillim të javës së ardhshme, sapo Rama të marrë OK-in nga Begaj, me qëllim që Shqipëria të mos prezantohet me një ministre të Jashtme të shkarkuar, në punimet e Asamblesë së OKB-së, më 14 shtator

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një veshkë njeriu nga embrionet e derrit
Previous article BRITANIA I BASHKOHET PROJEKTIT TË BE HORIZONT/ Sunak: Marrëveshje e duhur për vendin tonë

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT