• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKORIMI I AMBASADORES GREKE/ Çamët-Metës: Bëj dallimin mes MIC SOKOLIT dhe ESAT TOPTANIT
Home
Politikë

DEKORIMI I AMBASADORES GREKE/ Çamët-Metës: Bëj dallimin mes MIC SOKOLIT dhe ESAT TOPTANIT

22 August, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Çamët i janë kundërvënë ashpër presidentit Meta, i cili dekoroi të mërkurën ambasadoren greke Eleni Sourani me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Shoqata Çamëria ka akuzuar presidentin Meta duke i treguar se duhet të mësojë të bëj diferencën mes patrioti e atdhedashësit në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar si Mic Sokoli, (figurë historike që Meta e krahason veten), dhe tradhëtarit si Esat Toptanit, i cili punoi kundër interesave të Shqipërisë. Me dhënien e këtij urdhri, Shoqata Çamëria e cilëson njësoj si tradhti ndaj komunitetit çam por dhe vetë vendit të Skënderbeut. Madje çamët nuk i lënë edhe pa përmendur edhe pushimet e tij verore, gjatë të cilave nuk la maj mali pa eksploruar dhe vlerësuar për bukurinë, por harron se fillimisht duhet të respektojë shqiptarët.

“Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individësh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.” – shkruan në reagimin e saj Shoqata Çamëria, e cila i ka kujtuar presidenti Meta të gjitha rastet e përdhosjes së vuajtjeve të komuniteti çam nga ambasadorja greke Sourani dhe minimin që ajo i ka bërë bashkëjetesës mes dy vendeve, duke u shprehet e habitur se si ishte i mundur të ndodhte ky dekorim nga ana e presidentit Meta.

“Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Është për tu vajtuar se si Kalorësja e Urdhrit të Skënderbeut, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skënderbeut. Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas. Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehsuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka pasur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve?

Nuk i dimë meritat e kësaj kalorëseje të Skënderbeut, kur dhjetëra pleq Çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj”- shkruhet në reagimin e Shoqatës Çamëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDI DREJT ZGJEDHJEVE/ Shpërndahet sot Kuvendi i Kosovës
Previous article E GUXIMSHME/ Prezantuesja shqiptare poston foto pa pikë makeupi dhe pa filtra (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT