• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DEKLARTIMI I PASURISË/ Në tetë muaj arkëtohen gjoba me vlerë 6.6 milionë lekë
Home
Ekonomi
Portret

DEKLARTIMI I PASURISË/ Në tetë muaj arkëtohen gjoba me vlerë 6.6 milionë lekë

24 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Nga janari në fund të gushtit Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ka arkëtuar në total 22 milionë lekë gjoba, që janë vendosur si efekt i dy ligjeve që zbaton ky institucion. Së pari lidhur me kontrollin që iu bëhet të zgjedhurve dhe nëpunësve civilë dhe së dyti ai për “bilbilfryrësit” apo ligji për sinjalizuesit. Referuar raportimit të ILDKPKI për 8 mujorin janë arkëtuar në mënyrë vullnetare gjobat për 40 raste çka përbën vlerën 6.6 milionë lekë.

Por pjesa më e madhe e atyre që janë gjobitur nuk preferojnë mënyrën vullnetare të pagesës kjo bën që ekzekutimet nga përmbarimi të zënë edhe pjesën më të madhe të të ardhurave nga ky zë.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga zyrat përmbarimore të rretheve, për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 126 raste në vlerën 19.6 milionë lekë nga të cilat 100 raste në vlerën 15.5 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI i 26 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.2 milionë lekë është në proces likujdimi. Të ardhurat e tjera janë respektivisht 46 mijë lekë” thuhet në raportin e ILDKPKI për 8 mujorin e institucionit.

Të ardhurat që gjenerohen nga gjobat kalojnë sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në buxhetin e shtetit.

I njëjti dokument bën me dije se në kahun e shpenzimeve është realizuar në masën 95.4 për qind fondi i pagave që i përgjigjet një organigrame me të paktën 70 punonjës. Për hir të fluksit që ka institucioni me kontrolle tek punonjësit është shtuar edhe një tjetër me kontratë të përkohshme deri në fund të vitit 2018.

Po kështu ILDKPKI sjell në vëmendje edhe një grup tjetër shpenzimesh që lidhet me investimet e këtij institucioni që deri në fund të gushtit ishte realizuar në masën 92 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tre gjërat që burrat duan të dëgjojnë çdo ditë nga gratë
Previous article Llogarisni sasinë e ujit që duhet të pini përditë për t’u dobësuar më lehtë.

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT