• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DEKLARIMET E BIZNESIT/ Tatimet: Sot afati i fundit për pasqyrat financiare, ndarjen e fitimit
Home
Ekonomi

DEKLARIMET E BIZNESIT/ Tatimet: Sot afati i fundit për pasqyrat financiare, ndarjen e fitimit

31 July, 2018 k.autor Ekonomi

Dita e sotme është afati i fundit për depozitimin e pasqyrave financiare nga ana e bizneseve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Vetë QKB më herët ka shpjeguar se subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Detyrimin për depozitimin e dokumenteve e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi.

Ja çfarë duhet të depozitojnë konkretisht këto biznese pranë QKB:

-Së pari pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF.

-Së dyti raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme) dhe së treti vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.

Kjo do të thotë që subjekti do të gjobitet në vlerën 15 mijë lekë sikurse e sanksionon pika 3 e nenit 74 e ligjit.

Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit. Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku çdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm. Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka nënvizuar se përjashtim nga aplikimi online bëjnë subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të QKB-së.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton shoqëritë tregtare dhe personat fizikë, se afati i fundit edhe për dorëzimin e vendimi të organit përgjegjës/vendimin e personit fizik për destinimin e fitimit pas tatimit është data 31 korrik.

Shoqëritë tregtare, brenda një periudhe 6 mujore, nga data e mbylljes së vitit financiar, kanë marrë vendimin për rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe destinimi i fitimit pas tatimit, duke përcaktuar në vendim destinimin e fitimit pas tatimit.

Në vendim, përcaktohet shuma e rezervave ligjore, pjesa që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesa që do të shpërndahet në formë dividendi.

Vendimi për destinimit të tatimit pas fitimit dorëzohet elektronikisht në organet tatimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtarisht të ndarë/ Çifti i njohur i jep fund lidhjes në prag të martesës (FOTO)
Previous article Shqiptari që nuk lë pa futur "hundët" kudo. Edhe në... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT