• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATAT/ Turqia do të afrohet me Evropën, por BE-ja ka disa kushte
Home
Europë

DEKLARATAT/ Turqia do të afrohet me Evropën, por BE-ja ka disa kushte

3 September, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Në takimin e ministrave të Jashtëm në Vjenë qenë ftuar si kandidatë jo vetëm shtetet ballkanike, por natyrisht edhe Turqia. Qeveria e Ankarasë përpiqet dukshëm t’i përmirësojë marrëdhëniet me BE.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur politikanët turq mbanin pas takimeve të BE, në të cilat qenë ftuar, konferenca shtypi që tërhiqnin vëmendjen. Në to ata ankoheshin me zë të lartë për mungesë mirëkuptimi dhe mbështetjeje nga ana e evropianëve, pas dështimit të përpjekjes për puç në Turqi. Krahasuar me ato konferenca shtypi, tonet në konferencën e ministrit të Jashtëm turk Mevlyt Cavusoglu këtë herë mund t’i cilësosh të kadifenjta. “Kemi një atmosferë pozitive, është përmirësuar”, thotë ai. Por ai nuk harron as të përmendë se Turqia ka hequr së fundi edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe tani u është vënë zbatimit të reformave.

Në kërkim të afërisë me Evropën

Nuk ka dyshim, qeveria e Ankarasë kërkon afërinë me BE. Një afëri të re, të cilën Bashkimi Evropian megjithatë është i gatshëm ta lejojë vetëm me kushte të caktuara: ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas kërkoi në takimin në Vjenë konkretisht lirimin e shtatë gjermanëve, që mbahen si të burgosur politikë në burgjet e Turqisë. “Këto raste duhet të zgjidhen. Ky do të ishte një hap për normalizimin e raportit me Gjermaninë dhe me BE”, u shpreh Maas.

Heiko Maas do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë. Në fund të shtatorit, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan do të vijë pastaj në Gjermani. Arrestimi i gazetarëve dhe i kritikëve të qeverisë, edhe fakti që Presidenti i Turqisë Erdogan e pajisi veten me më shumë pushtet, me anë të një referendumi të kontestueshëm kushtetues, e rriti distancën e Turqisë nga BE. Por kohët e fundit Erdogani ka hequr dorë në një masë të madhe nga retorika e tij kundër BE. “Ne shohim që në aspektin ekonomik ka rënie në Turqi. Turqia ka nevojë për Evropën”.

“Të hapen burgjet”

Kjo është diagnoza që bën ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Monedha turke ka shënuar rënie të mëdha muajt e fundit. Këtë e nxiti grindja me Uashingtonin. Por ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e kundërshton që vendi i tij po e rizbulon BE për këtë shkak. “Ne duam t’i normalizojmë marrëdhëniet tona me të gjithë. Jo vetëm sepse kemi një problem me SHBA. SHBA nuk kanë aktualisht vetëm me Turqinë një problem, por thuajse me çdo shtet të BE”.

E sigurtë është që Turqia është kaq e varur nga BE, sa nga asnjë partner tjetër i kësaj bote. Por aktualisht bisedimet për heqjen e barrierave doganore janë bllokuar, gjë të cilën e kërkon Ankaraja. Jo vetëm qeveria gjermane, por edhe shtete të tjera të BE e paralajmërojnë qeverinë e Erdoganit që të ndryshojë kursin në çështjen e të drejtave të njeriut. “Që thjesht të hapen dyert e burgjeve”, kërkon Jean Asselborn. Me hapjen e dyerve të burgjeve, Turqia do t’i hapë vetes edhe mundësi të reja, sipas tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË STAMBOLL PA REÇIPETA/ FOTO: Këngëtarja shqiptare i lë të gjithë "pa mend" me gjoksin e saj
Previous article "TOKË E XANUN"/ FOTO: Françeska Jaçe publikon të PASMET nudo. Heq dhe reçipetat

g.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT