• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Topalli: Po të isha në krye të opozitës do bashkëpunoja me qeverinë pa e përdorur COVID-19 për pushtet
Home
Politikë

DEKLARATA/ Topalli: Po të isha në krye të opozitës do bashkëpunoja me qeverinë pa e përdorur COVID-19 për pushtet

14 April, 2020 k.autor Politikë

Në një kohë kur në Shkodër edhe virusi ka marrë ngjyrim politik për shkak se kryebashkiakja Voltana Ademi ka urdhëruar masa në kundërshtim me institucionet shëndetësore ku për pasojë ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka treguar qasjen e saj.

Në një intervistë për Report Tv, Topalli ka rrëfyer se çfarë do kishte bërë ndryshe për menaxhimin e situatës së COVID-19.

“Do shkoja lagje më lagje, kafe më kafe, dhe do iu isha lutur që të respektonin masat, nuk do lejoja që tregjet të ishin ashtu, por do kisha punuar që tregjet të kishin standarde”, tha Topalli.

Ndërkohë, e vendosur në vendin e kryetares së opozitës, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se do të bashkëpunonte me qeverinë në këtë situatë, pa e përdorur për pushtet.

“Bashkëpunimi shumë i rëndësishëm, kur është fjalë për jetën dhe mbijetesës, sigurisht që aty nuk ka vend për të bërë politik. Në këtë aspekt do kisha ofruar bashkëpunim, duke kërkuar edhe masat të reja më të forta, jo duke e përdorur COVID-19 për karrigen e pushtet. Nuk do rri e heshtur, do flas për secilin nga ato”, tha Topalli.

Ish- kryetarja e Kuvendit, ka marrë si shembull Portugalinë dhe Spanjën, për të vënë në pah se respektimi i masave është shumë herë më i i rëndësishëm se testimi në masë.

Ajo zgjodhi që të mos e komentonte politikisht, por tha se shumë e rëndësishme është mbyllja në shtëpi, vendosja e maskave, ruajtja e distancës. Kjo është ajo që sjellë një kurbë më të ulët, shprehet Topalli, duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër kërkesës së PD, që kërkon më shumë teste.

“Debati për testimet është debat global, nuk mund ta trajtojmë këtë cështje thjesht si në Shqipëri se është betejë planetare, janë tema të debateve që zhvillohen në çdo vend. Shikoni Portugalin dhe Spanjën, në Portugali vetëm për shkak të zbatimit të masave numri i të prekurve është shumë më i ulët se ai në Spanjë, prandaj ftesa ime është që të qëndrojnë në shtëpi, të vendosin maskën dhe të respektojnë distancën kur e kanë të domosdoshme”, tha Topalli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON DUKA HUMB NJERIUN MË TË DASHUR/ Mijëra mesazhe ngushëllimi për mësuese Vajdien
Previous article SHPËRNDAN NDIHMA TEK TË MOSHUARIT E VETMUAR/ Veliaj: Pas kalimit të situatës, nisim një sërë investimesh

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT