“Doja të kthehesha këtu që nga dita kur u nisa për Botërorin në Rusi. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaja këtu ku ndihem si në shtëpi, te Villarreal. Jam shumë i lumtur që jam sërish në këtë ekip dhe do të jap gjithmonë maksumimin,” – në këtë mënyrë ka folur Carlos Bacca gjatë konferencës për shtyp të prezantimit për etapën e dytë të karrierës së tij me “nëndetësen e verdhë”.
Ai u shkëmbyer me Samu Castellejo. Kolumbiani, që u largua nga Milan, shtoi: “Më në fund realizova dëshirën time. Villarreal ka qenë gjithmonë prioriteti im. Janë një familje për mua dhe jam krenar që jam pjesë e tyre. Te Milan nuk dihesha i lumtur si në Spanjë!”