• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Shkëmbim të të dyshuarve? Pompeo konfirmon: Asnjë amerikan s’dërgohet në Rusi
Home
Europë

DEKLARATA/ Shkëmbim të të dyshuarve? Pompeo konfirmon: Asnjë amerikan s’dërgohet në Rusi

20 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë asnjë shtetas amerikan në Rusi për t’u marrë në pyetje për akuza për pastrim parash.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte shprehur më parë tha se hetuesit në Uashington mund të marrin në pyetje zyrtarët në Moskë rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, nëse hetuesit rusë lejohen të marrin në pyetje disa zyrtarë amerikanë, përfshirë ish-ambasadorin amerikan në Rusi. Presidenti amerikan Donald Trump e quajti propozimin e Putinit gjatë samitit të Helsinkit një “ofertë të jashtëzakonshme”. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës të enjten, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e hodhi poshtë idenë.

Shtetet e Bashkuara kanë paditur 12 zyrtarë rusë të dyshuar për sulme në kompjuterat e fushatës presidenciale të partisë demokrate. Rusia ka ofruar t’i lejojë një ekipi amerikan t’i marrë në pyetje ata, nëse rusët nga ana e tyre mund të marrin në pyetje 11 shtetas amerikanë, duke përfshirë ish-ambasadorin e amerikan në Rusi, Michael McFaul.

Ideja që një diplomat amerikan të merrej në pyetje nga një qeveri e huaj ka tronditur madje edhe disa republikanë në Kongres.

“Unë nuk mendoj se ka anëtar të Kongresit, nga dy partitë, që besojnë se është veprim i mençur që t’i kërkohet një ish ambasadori, zotit Browder (sipërmarrës me bazë në Londër) apo ndonjë personi tjetër të merret në pyetje nga qeveria e Putinit”.

McFaul ka shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Moskë nga viti 2012 deri në vitin 2014. Rusia dëshiron ta marrë atë në pyetje mbi lidhjen e tij me biznesmenin Bill Bowder, i cili është dënuar për evazion fiskal në Rusi.

Departamenti i Shtetit të mërkurën i quajti sugjerimet ruse “absurde”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të enjten kundërshtoi me vendosmëri idenë që shtetasit amerikanë të mund të dërgoheshin në Rusi për t’u marrë në pyetje.

“Kjo nuk do të ndodhë. Rusët bënë propozime për një numër gjërash gjatë bisedës mes Presidentit Trump dhe Presidentit Putin. Kishte sugjerime, komente, mendime nga Presidenti Putin lidhur me atë hetim. Presidenti Trump ishte shumë i qartë, ne nuk do të detyrojmë amerikanët të shkojnë në Rusi për t’u marrë në pyetje nga rusët. Ka pasur shumë zhurmë për këtë, nuk e di pse. Populli amerikan duhet të jetë sigurt për këtë.”

Por kritikët nuk janë të bindur, veçanërisht demokratët, të cilët duan të dinë nëse ndërhyrja e Rusisë mund të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Presidenti Trump dukej i frikësuar në praninë e Putinit, pse kishte frikë? Çka po përdor Putini për të shantazhuar presidentin Trump?”, tha ligjvënësja Nancy Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.

Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller po bënë hetime mbi çështjen nëse Trump ishte në marrëveshje me Rusinë për të siguruar fitoren e tij në zgjedhje. Republikanët e kanë hedhur poshtë këtë mundësi. Por ligjvënësit e të dyja partive thonë se Rusia do të përpiqet të ndërhyjë përsëri në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe po punojnë për ta parandaluar këto përpjekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana Vjollca PUSHTON verën! Sapo publikoi klipin më të ri "Vetëm ti" (VIDEO)
Previous article RONALDO OPTIMIST: Janë më të FORTËT, do t’i bëj të LUMTUR JUVENTINËT

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT