• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA NGA SHKODRA/ Ambasadori i BE-së: SPAK të lejohet të bëjë punën e vet! Partitë të gjejnë rrugën për Reformën, zgjedhjet e 2025…
Home
Politikë

DEKLARATA NGA SHKODRA/ Ambasadori i BE-së: SPAK të lejohet të bëjë punën e vet! Partitë të gjejnë rrugën për Reformën, zgjedhjet e 2025…

11 July, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka deklaruar nga Shkodra se Reforma në Drejtësi është duke funksionuar dhe se duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën, duke i lënë hapësirë.

“Ne nuk flasim per hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punen e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjten kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.

Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, une besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet ”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do të gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardhshme duhet të shmangin një rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

“Kjo është diçka që më ka shqetësuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish,

“Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet. Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh ai.

Gonzato ishte në Shkodër në kuadër të përmbylljes së programit për “Eu4municipality” programi 3 vjeçar, dhe ka garantuar mbështetjen për bashkitë edhe në projektet e ardhshme me 10 mln euro grante.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SARANDË/ Plagoset me thikë ish efektivi i policisë, u arrestua në 2021 për drogë (FOTO)
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë deri në 40 °C!

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT