• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ NATO ia kthen Trumpit: Askush nuk guxon ta prekë Shqipërinë dhe Malin e Zi
Home
Europë

DEKLARATA/ NATO ia kthen Trumpit: Askush nuk guxon ta prekë Shqipërinë dhe Malin e Zi

20 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas komenteve të Donald Trump, i cili ngriti hije dyshimi mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi. Në kundërpërgjigje të Presdentit Trump, një zyrtar i lartë i NATO-s tha për CNN se “traktati që aleanca ka firmosur është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi”, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi nda një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Aleancës”, i sanksionuar në nenin 5 të Traktatit.

“Klauzola jonë e mbrojtjes kolektive, Neni 5, është e pakushtëzuar dhe e veshur me hekur, që do të thotë se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se SHBA është plotësisht e angazhuar për NATO-n dhe Aleanca jonë është më e fortë se kurrë”.

Neni 5, i cili është mbrojtës, synon të pengojë kundërshtarët e mundshëm nga sulmet ndaj anëtarëve të NATO-s. Gjatë Luftës së Ftohtë, shqetësimi kryesor ishte Bashkimi Sovjetik, por gjatë viteve të fundit, veprimet agresive të Rusisë në Evropën Lindore kanë qenë në qendër të vëmendjes. Ukraina dhe Gjeorgjia, të dy vendet që Rusia ka pushtuar në dekadën e fundit, nuk janë anëtarë të NATO-s.

Në një intervistë televizive, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje.

Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.

Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipërisë”

Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017.

Sipas të dhënave zyrtare, ai paguan për mbrojtjen rreth 1,66% të GDP-së dhe me një popullsi prej vetëm 620 000 banorësh, kontribuon në luftën e Afganistanit me më shumë trupa për frymë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIRMOSI ME LIVERPOOLIN/ Portieri i dërgon mesazhin e lamtumirës Romës (FOTO)
Previous article Era Istrefi SURPRIZON fansat! Së shpejti me një këngë në gjuhën shqipe

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT