• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Kryeministri i ri i Pakistanit: Do jetoj samë thjeshtë. Godina e qeverisë të bëhet shkollë
Home
Europë

DEKLARATA/ Kryeministri i ri i Pakistanit: Do jetoj samë thjeshtë. Godina e qeverisë të bëhet shkollë

20 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Udhëheqësi i ri i Pakistanit ka bërë shembullin e gjallë të mënyrës se si elita qeverisëse e vendit të tij duhet të heqë veten nga “stili i jetesës”, ndërsa premtoi se do të shkurtojë shërbëtorët e familjes kryeministrore nga 524 në vetëm 2.

Kryeministri pakistanez Imran Khan njoftoi shkurtimin drastik ndërsa ai drejtoi vendin e tij të dielën për herë të parë që kur u zgjodh në krye të qeverisë.

Gjatë fjalimit të tij inaugurues në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Khan tha se me qëllim që vendi të përparojë, duhet të futet një shtet i mirëfilltë islamik dhe borxhi duhet të ndërpritet nëpërmjet taksimit të të pasurve.

Ai gjithashtu u zotua të ulte varfërinë dhe normat e analfabetizmit.

“Dua të flas për mënyrën se si të pasurit dhe të fuqishmit jetojnë në këtë vend.

“Kryeministria ka 524 shërbëtorë dhe 80 makina. Kryeministri, i cili jam unë, gjithashtu ka 33 makina antiplumb. Kryeministrat kanë helikopterë dhe aeroplanë për të fluturuar. Ne kemi shtëpi guvernatore masive dhe çdo luks të imagjinueshëm”, tha Khan, raporton Dawn.

Ai tha se në vend, nga njëra anë ka njerëz për t’u ushqyer dhe nga ana tjetër, ka njerëz që sillen si kolonizatorë.

“Unë dua t’i them popullit tim, do të jetoj një jetë të thjeshtë, do të kursejmë paratë tuaja”, tha ai.

Meqë shkalla e analfabetizmit në Pakistan është mbi 40 për qind, Khan u zotua gjithashtu të rrisë nivelet e arsimit në të gjithë vendin.

Ai tha se do të heqë dorë nga shtëpia e pallateve të rezervuar për kryeministrat për një pronë me tre shtretër, kështu që pallati mund të transformohet në një universitet.

Duke thënë se niveli i borxhit të Pakistanit është më i keqi në historinë e vendit gjatë dekadës së fundit, kryeministri tha: “Ne kemi krijuar një zakon të keq duke jetuar me kredi dhe ndihmë nga vende të tjera”.

“Asnjë vend nuk mund të përparojë në këtë mënyrë. Një vend duhet të qëndrojë në këmbët e veta“, tha Khan, raporton Reuters.

Në një vend ku më pak se një për qind paguan tatimin mbi të ardhurat, Khan vazhdoi të përshkruajë planet për të reduktuar borxhin nëpërmjet taksave dhe jo kredisë.

“Është përgjegjësia juaj për të paguar taksat”, tha Khan. “Mendoni për këtë si një xhihad [luftë të shenjtë], që ju duhet të paguani tatime për përmirësimin e vendit tuaj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë “luksi” tek JUVENTUSI/ Vetëm STOLI kushton sa vlera e kartonit të MESSIT
Previous article TURIZMI NË VITET '30: Dokumenti që tregon se si e shihnin të huajt Shqipërinë e asaj kohe

g.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT