• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve
Home
Rajon

DEKLARATA/ Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

20 August, 2018 g.autor Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të punës për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës, strategji kjo që llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm për sigurinë e një vendi dhe i cili integron të gjitha dokumentet e mekanizmave që e trajtojnë këtë temë.

Haradinaj tha se Kosova si shtet në çdo etapë të zhvillimit të saj ka reflektuar në aspektin e sigurisë, me dokumente dhe plane vepruese, të institucioneve të sigurisë.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se që nga marrja e përgjegjësive në fushën e sigurisë Kosova ka dëshmuar përkushtimin si në rendin publik, në inteligjencë, në dogana dhe në institucione tjera.

Kryeministri i Kosovës duke e vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm në fushën e sigurisë tha se kjo Strategji duhet të reflektojë dhe të përfshijë të gjitha hallkat e sigurisë në të tashmen por edhe objektivat që i ka Kosova për të ardhmen.

“Mendoj se është koha e duhur që të punojmë një Strategji të sigurisë që i përgjigjet një shteti që i merr përgjegjësitë për vete, për siguri, njëkohësisht duke përfshirë në këtë strategji jo vetëm kontributin tonë si vend dhe të institucioneve të vendit, por edhe kontributin e partnerëve, për shkak se strategjia si qëllim na bashkon me partnerët tanë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se qëllimi i strategjisë është që nga konsumues të sigurisë, Kosova të kthehet në kontribuuese për sigurinë e vet dhe të rajonit.

Duke folur rreth strategjisë së mëhershme, kryeministri Haradinaj tha se strategjia e vitit 2010, na shërben si njohje dhe si bazë, por tani duhet të përfshihen edhe Forcat e Armatosura të Kosovës, doktrina vetëmbrojtëse si çdo vend tjetër, në të njëjtën kohë të integrohet edhe axhenda e integrimit në mekanizmat e sigurisë, që është NATO.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHEJ PËR TERRORIZËM/ Turqia liron gazetaren gjermane: Do jetë në vëzhgim
Previous article E DËBUAN NGA SKUADRA/ Bashkëshortja e Markizios bën IRONI me krerët e Juves

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT