• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E VUÇIÇIT/ Thaçi: Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë
Home
Rajon

DEKLARATA E VUÇIÇIT/ Thaçi: Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë

11 December, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thirrje Serbisë të pranojë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë.

Ai zgjodhi që në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të vizitojë fshatin Reçak në jug të Prishtinës, ku 20 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë mohoi sërish masakrën në Reçak, duke e cilësuar atë të fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

“E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës. Për fat të keq duhet të them me zhgënjim se edhe heshtja ndërkombëtare dhe mos vizita e tyre, sidomos këtu në Reçak, që është, e theksoj, pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë a formën tjetër lidershipin aktual të Serbisë, që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.

Në fillim të këtij muaji, një gjykatë në Prishtinë e dënoi me dy vjet heqje lirie një ish ministër serb të qeverisë së Kosovës, për shkak të mohimit të masakrës së Recakut. Dënimi riktheu rrëfimin serb për të dhe kjo nxiti reagime në shkallë të gjerë të institucioneve vendëse e ndërkombëtare kundër siç u tha, shtrembërimit të ngjarjeve historike dhe mohimit të krimeve.

Po sot ministri në largim i Punëve të jashtme, Behxhet Pacolli, tha se do t’i dorëzojë prokurorisë dhjetë mijë faqe dokumente për krimet e forcave serbe në Kosovë.

“Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën, dhe në disa raste jo. Ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punonin brenda shtetit të Serbisë gjatë luftës. Po jetojmë në kohën kur mohimi i krimeve të luftës, madhërimi dhe glorifikimi i Millosheviçit dhe njerëzve të tij po bëhet rrjedhë kryesore, madje glorifikuesit marrin edhe çmime Nobel”, tha ai.

Kosova dhe Shqipëria si dhe disa nga vendet e rajonit refuzuan të marrin pjesë të martën në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për autorin austriak Peter Handke për shkak të qëndrimeve të tij ndaj luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në Kosovë deri tash për krime lufte janë dënuar 41 persona, shumica prej tyre, shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMA PAS TËRMETIT/ Rama takim me përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Europës
Previous article MOBILIZIMI/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë: Ishte-është (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT