• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E VUÇIÇ/ Pse iu deshën serbëve 630 vjet për ta kuptuar!
Home
Ekskluzive

DEKLARATA E VUÇIÇ/ Pse iu deshën serbëve 630 vjet për ta kuptuar!

3 January, 2019 F.autor Ekskluzive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër veç arritjes së një marrëveshje. Sipas tij, marrëveshja do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët sepse ajo sjell paqe.

E nga këtu lind pyetja, përse serbëve, iu deshën 630 vjet për ta kuptuar!

Që nga 28 qershori i 1389, kur koalicioni i princërve ballkanikë humbi përballë ushtrisë Osmane, serbët e kanë festuar humbjen e betejës së Fushë Kosovës, si fitore. I fundit ishte Millosheviçi, më 28 qershor 1989, në 600 vjetorin e kësaj beteje, kur në “Gazimestan” mbajti fjalimin kundër shqiptarëve përpara 2 milionë serbëve. Nga aty nisi ngjitja e tij e pandalshme në majën e pushtetit në Beograd dhe shpërbërja e ish Jugosllavisë. Sot jemi në 2019, plot 30 vjet më pas dhe Presidenti i Serbisë, më në fund paska kuptuar se nëse nuk bëjnë kompromis me shqiptarët do të pësojnë tragjedinë më të madhe dhe humbjen më të keqe që kanë pësuar ndonjëherë në histori! Pse duheshin 630 vjet për ta kuptuar këtë? Më mirë vonë, se kurrë:
“E vërteta është se Kosova nuk është e gjitha shqiptare dhe e vërteta është se Kosova nuk është e gjitha serbe dhe e vërteta është se ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ai që nuk e kupton këtë do të futë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga të cilat ne do të dalim të mposhtur, do të pësojmë humbjen më të keqe se kurrë më parë”- thotë ndër të tjera Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se ”nuk do ta çonte Serbinë në luftëra dhe konflikte nga të cilat nuk mund të dilnin si fitues”.

Lajmin e plotë e gjeni këtu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ​MAKINA E PRODHIMIT TË PARAVE/ Përfitimet marramendëse të Dortmundit nga shitja e goleadorëve
Previous article “PYESNIM VETEN, A DO DILNIM TË GJALLË"/ Dëshmia RRËNQETHËSE e të burgosurit në Ballsh (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VERA "NDEZ" RRJETIN/ Vajzat e showbizzit shqiptar mahnisin me pozat provokuese nga plazhet e jugut (FOTOT) Ekskluzive

VERA "NDEZ" RRJETIN/ Vajzat e showbizzit shqiptar mahnisin me pozat provokuese nga plazhet e jugut (FOTOT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT