Kryeministri Rama që në nisje të “Real Story” në Vizion Plus kërkoj të mbaj një qëndrim në lidhje me deklaratën e prokurorisë së përgjithshme se nuk do të lejonte asnjë media që të publikonte materiale të tjera nga dosja 339.
Rama e konsideroi absurd urdhërin e akuzës për ndalimin e publikimit të përgjimeve.
“Tani, së pari duhet të them diçka që është e rëndësishme, është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndaluar publikimin e përgjimeve. Një urdhër I shkruar që është I gabuar. Spese mediat për atë punë janë që të nxjerrin informacion. E kam fjalën që mediat janë lajmësi që s’kanë asnjë faj, në raport me publikimet”.


