• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E HYSIT NË KOMISION/ Reagon Bylykbashi: Vasilika t’u deshën dy vite ta kuptoje se reforma nuk…
Home
Shqipëri

DEKLARATA E HYSIT NË KOMISION/ Reagon Bylykbashi: Vasilika t’u deshën dy vite ta kuptoje se reforma nuk…

21 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, thotë se reforma në drejtësi e cila mori votat e deputetëve të Kuvendit dy vite më parë, tashmë po kolapson.

Përmes një deklarate për mediat, ai i drejtohet nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, duke u shprehur se opozita ka ngritur në vazhdoimësi shqetësimet lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas deputetit demokrat, tashmë është bërë një “rrëmujë katastrofale në Drejtësi”.

Duke iu përgjigjur thirrjes së bërë sot nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, drejtuar deputetëve, “për t’u treguar më të përgjegjshëm dhe të votojnë ndryshimet për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, demokrati Bylykashi thotë se “nuk mund t’i kërkohet opozitës të votojë një sistem drejtësie që është i kapur”.

DEKLARATA

Behu e pergjegjshme Vasilike!‎

21 korrik dy vjet me pas. Vasilike, t’u deshen kaq vite te kuptoje se Reforma juaj ne Drejtesi po kolapson. Tu deshen kaq vite qe te arrish ‎ne ato konkluzione qe para dy vitesh t’i thame e sterthame ne, opozita, ne Komisioni e Reformes ne Drejtesi.

Sot ti Vasilike na paske deklamuar: “duhet te jemi te pergjegjshem”‎. Po Vasilike, duhet te jesh e pergjegjeshme ti dhe koleget e tu per Rremujen katastrofale ne Drejtesi, qe ti dhe koleget e tu gatuat pa degjuar paralajmerimet dhe kritikat tona dhe hodhet poshte me mendjelehtesi poetike propozimet tona sepse kishit mbeshtetje ekstranacionale.
‎
A te kujtohet Vasilike kur ti, Ulsiu etj, ishit gati te miratonit draftin e Kushtetutes te Fatmirit “me sy mbyllur‎” sic propozoi Pandi? Kjo eshte papergjegjshmeri lapidare Vasike! Zoti shpetofte shqiptaret prej papergjegjshmerise tuaj, se ty e kolegeve te tu jua fal Edi mekatet!

Vasilike, nuk mund t’i kerkosh opozites te jete e pergjegjeshme e te votoje qe te kompletoje sistemin e kapjes politike te drejtesise prej jush e te behet pale. Meqe nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjate tek Magjistratura, kerkoni qe t’ju ndihmoje opozita?! A je e pergjegjeshme per kete kerkese Vasilike?!‎

I ke bere thirrje studenteve qe jane diplomuar jashte te vijne te t’ju ndihmojne ne kete “mrekulline e tete” tokesore qe po ndodh ne Shqiperi me Reformen ne Drejtesi‎, kur edhe studentet qe nuk jane diplomuar ende ne Tirane e kane kuptuar katastrofen e reformes tuaj.

Shtet anetar i NATO-s, vend kandidadat per ne BE qe pret hapje negociatash, qe sot nuk ka Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte dhe asnje institucion kushtetues drejtesie, vetem Shqiperia eshte. Kjo eshte pasoja e corbes ne Drejtesi qe gatuat. Uroj qe e ke te qarte qe 50 studentet e Magjistratures nuk t’i zgjidhin deshtimet per KLGJ, KLP, Prokurorin e Pergjithshme, SPAK, gjykaten e posacme antikorrupsion apo BKH qe nuk ngrihen dot pas dy vitesh.

Vasilike, ke te drejte, ti dhe koleget e tu duhet te jeni te pergjegjshem, se nuk jeni! Pyet Edin se ai e di shume mire qellimin e te gjithe kesaj: kapja e drejtesise qe ai te mos shkoje ne burg.

Pervecse te pergjegjshem, ju duhet te viheni para pergjegjesise, sot dy vjet pasi vrate konsensusin e Reformes ne Drejtesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTOI NGA BURGU/ Zbulohet shuma STRATOSFERIKE që pagoi RONALDO
Previous article E KEQJA S'KA FUND/ Milani i shpëtoi PËRJASHTIMIT, por ja çfarë sanksionesh RREZIKON

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT