• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E HABITSHME/ Kryetarja e LRI në Elbasan: Mos gjuani me gurë, LSI ju bëri milionerë
Home
Politikë

DEKLARATA E HABITSHME/ Kryetarja e LRI në Elbasan: Mos gjuani me gurë, LSI ju bëri milionerë

17 January, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa Bahiti, ka bërë një shkrim së fundmi për largimet e anëtarëve të LSI  nga kjo parti duke iu bashkuar PS.

Në shkrim e saj ajo shprehet se këta individë po largohen pasi u bënë milionerë nga LSI dhe se partia për ta ishte si hotel me 5 yje.

Më poshtë shkrimi i saj i plotë:

Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe, më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar.

Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë.

Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur, në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen. Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte Ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllain drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shume të tjerë…

Fatkeqësisht ata për shumë kohe gëzuan mbështetjen dhe mbrojtjen deri në sektarizëm dhe krahinalizëm të drejtuesve të LSI. Aq i dhimbshëm është ky fakt sa, këta mysafirë të “hotelit me 5 yje” po largohen pa paguar, duke ja lënë borxhet në kurriz elektoratit, anëtarësisë dhe rinisë së partisë. Sërish askush nuk u kërkon ndjesë atyre mijëra vetëve për deputetët,ministrat dhe drejtorët të cilët iu vunë mbi kokë ndër vite .

Ishin po ata drejtues që nuk pyetën asnjë ditë elektoratin dhe anëtarësinë a duhet të largoheshin nga parlamenti, a duhet të braktisnin zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i lënë njerëzit rrugëve të vetmuar përballë pushtetit më të çmendur të të gjitha kohërave të ortakëruar me oligarkinë vendase.

Për çdo kënd që kishte mendimin ndryshe për këto dy çështje automatikisht kishte një dënim, “pushkatim” politik nga sekti drejtues, pavarësisht kontributeve ndër vite dhe mbështetje pa kusht ndaj deputeteve, drejtorëve dhe ministrave që po i braktisin sot duke shkuar tek “Rilindja”.

Fatmirësisht autorja e këtij shkrimi nuk është më pjesë e asnjë strukture drejtuese të LSI dhe është drejtuese e një media modeste rajonale, si e tillë u bën dy thirrje atyre që po ikin; së pari, mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë! Dhe të rinjëve ; votojeni LSI-në sa më shumë por vetem nëse ajo ka një program konkret dhe strategji reale për ju . Dhe mbi të gjitha kërkojini llogari drejtueseve që të mos ju vënë më në krye vetëm ata që iu përmbushin oreksin sektit të tyre dhe të kërkojnë ndjesë me fakte dhe jo vetëm me fjalë për milionerët që po e shkelmojnë duke ikur tek “Rilindja”!

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I "TIRES"/ Hetim personelit mbi skemën, do të pyeten edhe...
Previous article RRITEN SËRISH INFEKTIMET NGA COVID-19/ 353 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT