Në një intervistë radiofonike, që ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu referohet edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.
Pse grekët e duan ligjin e luftës me Shqipërinë!
Ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tani që nuk është më në detyrë, ka bërë një deklaratë të “guximshme”. Ai pranon për herë të parë publikisht:
E para se ekziston një ligj lufte mes dy vendeve tona. Ai është “aktiv” dhe ende në fuqi.
E dyta, se grekët nuk janë të gatshëm që të pranojnë se ky ligj nuk ka asnjë sens.
Ja deklarata e Kotzias:
“Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes (Greqi- Shqipëri) e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Problemi i dytë. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë”.
/AlpeNews.al


