• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deklarata e fundit e Trump nuk pritej, çfarë ndodhi me vendimin e tij?
Home
Nderkombetare

Deklarata e fundit e Trump nuk pritej, çfarë ndodhi me vendimin e tij?

12 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump këmbëngul se ai nuk ka thënë asnjëherë se kur do të kryehet një sulm ndaj Sirisë, si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik. Ai shkroi në Twitter se “sulmi mund të realizohet shumë shpejt, ose jo së shpejti”.

Një ditë pasi ai paralajmëroi Sirinë se “raketat do të vijnë”, Trump tha gjithashtu të mërkurën, se “Shtetet e Bashkuara, në administratën time, kanë bërë një punë shumë mirë, duke dëbuar nga rajoni grupin Shteti Islamik.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Presidenti Trump po shqyrton mundësinë ta godasë Sirinë me raketa, për t’u hakmarrë për sulmin e dyshuar me armë kimike, për të cilin fajësohen forcat qeveritare siriane.

Dhjetra njerëz u vranë dhe patën pasoja shëndetësore pas sulmit të së shtunës në Duma, të Gutën lindore, në periferi të Damaskut. Siria ka mohuar të ketë përdorur armë kimike.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se Franca “ka prova” se armët kimike janë përdorur nga regjimi i udhëheqësit sirian Bashar al-Assad. Ai tha se Franca do të përgjigjet kur ta mendojë të arsyeshme.

Zyrtarë dhe analistë në Uashington thonë se brenda disa ditësh pritet të ketë një përgjigje të fuqishme nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, si reagim ndaj sulmit kimik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo mbështet idenë për dërgimin e një mesazhi se përdorimi armëve kimike është një veprim i papranueshëm, por ajo shtoi se vendi i saj nuk do të marrë pjesë në një ndërhyrje ushtarake./ VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fëmijët e lindur para kohe të VIP-ave shqiptarë! Njihuni me nënat heroina që sfiduan VDEKJEN (FOTO)
Previous article Manchester United mund të mbetet i “pastrehë”

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve Botë

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027 Botë

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT