• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E FORTË/ Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke
Home
Nderkombetare

DEKLARATA E FORTË/ Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i kësaj epoke

30 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e përshkroi Partinë Komuniste të Kinës, si kërcënimin më të madh të kësaj epoke. Pompeo po qëndron në Britani të Madhe për të diskutuar vendimin e Londrës, që kompania kineze Huawei, të ketë rol të kufizuar në rrjetin 5G. Shtetet e Bashkuara, përfshirë Pompeon dhe presidentin amerikan, Donald Trump, kishin lobuar që Londra ta përjashtojë Huawein nga planet e rrjetit 5G, për arsye sigurie. Megjithatë, zyrtarët britanikë nuk morën parasysh vërejtjet e Uashingtonit. “Kur ju lejoni që informacioni i qytetarëve tuaj, ose informacionin i sigurisë kombëtare të kalojë në rrjetin, në të cilin Partia Komuniste e Kinës ka një mandat ligjor që ta marrë atë, atëherë kjo krijon rrezik”, u tha Pompeo gazetarëve.

“Jam shumë i sigurt se dy kombet tona, do të gjejnë një mënyrë, për të punuar së bashku në zgjidhjen e dallimeve”, tha Pompeo. Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht, raporton Rel. Huawei me qendër në Kinë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit. Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm britanik Dominic Raab, Pompeo tha se ai e konsideronte Partinë Komuniste kineze si “kërcënimin kryesor të kësaj epoke” si dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, që të sigurohen se posedojnë fuqinë ushtarake dhe teknologjike, për tu siguruar se ky shekull qeveriset nga parimet perëndimore. Vendimi i Britanisë së Madhe për Huawei-n vjen në një kohë kritike, derisa vendi përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, dhe të fillojë negociatat për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
Previous article "HELLABANIANZ"/ Kapen TRE antarët shqiptarë në Angli. Tentuan të grabisin në 2018 kanabisin e bandës rivale

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT