Avokati dhe jurist, Spartak Ngjela, bëri një deklaratë të fortë në emisionin ”Real Story” në Neës 24, ku tha se vetoja e Francës kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat është mesazh i “padeklaruar”, që mbështet influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, mungesa e argumenteve nga presidenti Emmanuel Macron për bllokimin negociatave është logjikë që të çon në këtë deduksion logjik.
“Rusët kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani nuk kanë forcë dhe do vujanë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze për negociata? U thash që është përkrahja e politikës ruse në Ballkan. Është kundër Amerikës. Fakti që Macron nuk e argumentoi veton, tregon që fsheh diçka, Ai nuk dha asnjë argument se pse u bllokuan negociatat”-tha aii.


