Deputeti i PD-së Ervin Salianji nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza të forta për qeverinë lidhur me projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kur sot pritet të miratohet projektligji, Salianji tha se qeveria po bën pastrim parash me teatrin, ndërsa nuk nguroi që të përmendte dhe emra. Deputeti i PD u shpreh se Sulejman Fusha, i afërm i “Fusha SHPK”, është i dënuar në Spanjë pasi është kapur me 56 kg heroinë.
“Qeveria në këto vite ka dëmtuar dhe ka vjedhur ku të ketë e mundur. Për të pastruar para po i jep një pronë “Fusha SHPK”, dhe nëse nuk e dini unë po e them se INSTAT para ca kohësh ka publikuar të dhënë ku thotë se pavarësisht rënies së kreditimit n¡ ndërtim, lejet dhe bumi i zhvillimit në ndërtim, është i madh sepse partë e drogës investohen në ndërtim. Sulejman Fusha, një i afër i “Fusha SHPK”, është i dënuar në Spanjë për trafik ndërkombëtarë droge, me 56 kilogram heroinë. Si ka mundësi që në këtë vend çdo aktivitet ekonomik, lidhet me persona që kanë lidhje, apo kanë të afërm të lidhur me trafikun e drogës”, tha Salianji.
Deputeti Ervin Salianji drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 5. Juli 2018


