• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deklarata e fortë e kryeministrit hungarez: Refugjatët në Europë janë thjesht pushtues myslimanë
Home
Europë

Deklarata e fortë e kryeministrit hungarez: Refugjatët në Europë janë thjesht pushtues myslimanë

10 January, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

“Refugjatët në Evropë janë thjesht pushtues myslimanë dhe emigrantë ekonomikë që kërkojnë jetë më të mirë”, është shprehur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban teksa ka shtuar se numri i madh i myslimanëve në Bashkimin Evropian na çojnë në shfaqjen e shoqërive paralele.

I pyetur në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” se për çfarë arsye Budapesti nuk pranon refugjatë, Orban tha se nuk i konsiderojnë si refugjatë myslimanë por si pushtues myslimanë.

“Azilkërkuesit nga Siria duhet të kalojnë katër vende që të mbërrijnë në Hungari, vende të cilat nuk janë të pasura si Gjermania por kanë ekonomi të qëndrueshme”, tha kryeministri i Hungarisë.

Megjithatë, ai theksoi se mund të flasë vetëm për hungarezët dhe se ata nuk e dëshirojnë emigracionin, kështu që qeveria nuk mund të veprojë kundër dëshirës së popullit. Më tej, ai vuri në dukje se asnjë refugjat nuk dëshiron të shkojë në Portugali për shembull, por pjesa më e madhe e tyre dëshirojnë të jetojnë në Gjermaninë e begatë.

Orban vuri në shënjestër politikën e dyerve të hapura të kancelares gjermane Angela Merkel sa i përket azil kërkuesve.

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar sesi kaosi, anarkia, kalimi i paligjshëm i kufijve shihen si diçka e mirë në një vend si Gjermania, të cilën e shohim si shembullin më të mirë. Nëse dikush dëshiron të vijë në shtëpinë tënde, ai i bie derës dhe pyet: A mund të futem brenda? Ndërsa azil kërkuesit nuk veprojnë kështu, por i kalojnë kufijtë ilegalisht”.

Kryeministri hungarez u shpreh më tej se multikulturalizmi është thjesht një iluzion, pasi shoqëria krishtere me atë myslimane nuk do bashkohen kurrë.

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Enca hakmerret ndaj fansit, e bën të urrejë veten që ka lindur
Previous article Nuk bindën Dajën, 2 futbollistë largohen nga Skënderbeu

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT