• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E FORTË/ Brataj: Nuk dua të jem para zgjedhjes, kë duhet të shpëtoj
Home
Sociale

DEKLARATA E FORTË/ Brataj: Nuk dua të jem para zgjedhjes, kë duhet të shpëtoj

29 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se hapje duhet të kryhet me faza, nisur edhe nga fakti që inkubacioni i virusit është një periudhë të paktën dy javore.

Brataj nuk i cilësoi të ekzgjeruara masat e marra nga shteti shqiptar, ndërsa tha se ka qenë pikërisht efekti i tyre që solli në këtë rezultat, ndërsa tha se ai nuk dëshiron të gjendet në situatën që të zgjedh cilin pacient do shpëtojë.

“Inkubacioni është dy javë, ndaj dhe fazat e lirimit janë me afat dy javor, nuk mund të kemi hapje të menjëhershme. Unë si mjek nuk dua të gjendem asnjëherë në situatën që të zgjedh kë do  shpëtoj. Ndoshta ne jemi në një moment që shumë kushte na favorizojnë dhe do të lehtësohen  masat”, tha Brataj.

Fevziu: Në gjykimin tuaj a e kemi ekzagjeruar me rrezikun?

Brataj: Jo nuk e kemi ekzagjeruar sepse kemi këto rezultate, po të kishim 400 të vdekur nuk do na shkonte mendja të flisnim për ekzagjerim.

Fevziu: A vlen gjithë kjo mbyllje e madhe , në raport me kaq dëme sa ka patur në Shqipëri?

Brataj: Ky virus vjen për herë të parë, nuk e njohim. Që ti të arrish imunizimin duhet të kalosh 70 apo 80 përqind, nuk është gripi që vjen çdo vit dhe kap 10%. Ne nuk e dimë akoma përfundimin e kësaj sëmundjeje, sa është vdekshmëria , kush është terapia, nuk kemi një vaksinë.

Fevziu: Si shpjegohet që nuk patëm një kurbë të ngritur? A ka ndikuar vaksina e tuberkulozit apo e shkuara e popullit shqiptar?

Brataj: Ne flasim me çfarë njohim, ato janë të gjitha hipoteza. Përgjithësisht Ballkani ka një infektivitet më të ulët se sa Europa dhe bota. Çdo virus që del krijon edhe shtamet ose mutacionet. Derisa nuk e kemi të faktuar, unë mendoj që është një faktor, por mendoj se masat e marra e ndikuan këtë kurbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAZA E DYTË E HAPJES/ Tomini: Nuk do të realizohet nëse…
Previous article "KIM JON UN NUK KA VDEKUR"/ Eksperti zbulon se ku ndodhet lideri koreano verior

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT