• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA e Ermonela Jahos: Në Shqipëri as në kor s’do më kishin futur, sepse të gjithë duan të jenë numër 1
Home
Intervista

DEKLARATA e Ermonela Jahos: Në Shqipëri as në kor s’do më kishin futur, sepse të gjithë duan të jenë numër 1

4 September, 2022 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Ajo vazhdon të mbajë në këmbë operat e botës. Jeton prej dy dekadash në majë të suksesit. E talentuar dhe shumë punëtore, që të dyja bien në sy dukshëm në rrëfimin e saj për podcastin “Zë me Mirën”.

Kazhani e pyet në një moment, se çfarë do kishte ndodhur nëse do kish qëndruar në Shqipëri. Si do ishte jeta e saj. Dhe se me siguri do punonte në opera këtu?

Ermonela Jaho jep një deklartaë të fortë dhe për shumë veta do tingëllojë ironikisht e vërtetë:

Pjesë nga intervista:

Mira Kazhani: Nëse nuk do ishte ndezur drita e madhe jeshile për ty – ti mund të kishe bërë gjëra të mesme, po ndoshta atë shkëlqimin që ti e kërkove me aq shumë punë edhe me shpirtin tënd, mund të mos e kishe arritur – mund të kishte ndodhur që të ishe kthyer në Shqipëri dhe ta kishe jetën këtu. Do kishe pasur të njëjtën karrierë në Shqipëri besoj?

Ermonela Jaho: Do të të zhgënjej pak me këtë përgjigje, por është përgjigje e drejtpërdrejt. S`e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor.

Mira Kazhani: Pse jemi kështu ne?

Ermonela Jaho: Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht.

Mira Kazhani: Po ne jemi kaq pak.

Ermonela Jaho: Po, sepse të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal!

Lexoni artikullin e plotë në Tirana Post

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPERTHIMI I FABRIKËS NË GREQI/ Ndërroi jetë edhe shqiptari, ja kush është 39 vjeçari
Previous article LUTFI DERVISHI/ Dallëndyshja

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT