• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E BERISHËS PËR 14 MAJIN/ Nazarko: Akt për heqje vëmendje, PS i ka të fituara zgjedhjet
Home
Sociale

DEKLARATA E BERISHËS PËR 14 MAJIN/ Nazarko: Akt për heqje vëmendje, PS i ka të fituara zgjedhjet

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, zgjodhi që ditën e sotme, teksa zyrtarët e qeverisë reagonin për 21 Janarin, të dilte online dhe të komunikonte me ndjekësit duke u shprehur se zgjedhjet e 14 majit janë të vjedhura.

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në studion e ABC News, u shpreh se ky është një akt i ndërmarrë nga Berisha për të hequr vëmendjen e kësaj që po ndodh në lidhje me 21 janarin.

Sa i përket zgjedhjeve, Nazarko tha se PS i ka fituara këto zgjedhje pasi opozita nuk frymëzon e madje as votuesit e vet nuk do të shkojnë për të votuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha sot vendos të dalë online dhe të shprehet se zgjedhjet e 14 majit janë të vjedhura, si e komentoni?

Nëse e gjykon kundër Berishës, akt që tenton të nisë një akt tjetër. Unë nuk besoj se Berisha është në pjesë komode, ai nuk ka tagrin zyrtar për të përfaqësuar gjithë opozitën e vendit.

Deklarata e Berishës nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Ai mund të ketë bërë llogari të tjera, por besoj që kjo ka lidhje me këtë.

Më parë deklaronte që do fitojmë dhe sot paralajmëron faktin që qeveria manipulon votat

Berisha është njëri që ka qeverisur, por ka zgjedhur një variant që është i gabuar edhe në planin personal, mund ta përballonte në heshtje goditjen nga SHBA.

Berisha gjithnjë është shquar për taktik dhe jo strategji. Ndihma më e madhe që mund t’i jepte Berisha do të ishte propozimi i një sistemi propocianal zyrtar.

Aty me qetësinë më të madhe mund të shikohej kontributin i gjithsecilit.

Berisha në këtë veprimtari dy vjeçare, ka vazhduar të mbështetet në veprime taktike. Për mua ka ngatërruar taktikën me strategjinë, jo tipike për atë moshë.

Dalja me kandidatët jo të përbashkët në zgjedhje, si do të ndikojë?

Këto zgjedhje PS i ka fituar. Edhe pse kam bindjen që populli opozitar do shkoj të votojë kundër Ramës, por kjo nuk mjafton. Kjo sjell një dëshpërim të opozitës dhe elektoratit gri.

Kjo është një nga dy fajet që unë do t’i vija Berishës në këtë moment. Kjo situatë favorizon PD zyrtare.

Rama nuk rrëzohet me votë, por me revolucion dhe protesta është shprehur Berisha?

Ai që ka ndjek më vëmendje skenën politike e di që qeveritë në Shqipëri nuk i rrëzon opozita, por ekonomia.

Pra nëse ti i thua popullit tënd se kjo është situata dhe si të dalim nga kjo, jam i bindur që do të kishte më shumë influencë se sa kjo që thotë Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Babai i Aleks Nikës dëgjon urdhërin për vrasjen e të birit në 21 Janar
Previous article "MENDOJ SE KA SFOND POLITIK"/ Gazetari Hoxha për operacionin e SPAK: Oficerët shkuan në banesën e Plarent Dervishajt...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT