• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA Ç’NJERZORE E PSIKOLOGES/ Shpërthen analistja e njohur: Po si kënaqesh me VDEKJEN moj e sëmurë…
Home
Sociale

DEKLARATA Ç’NJERZORE E PSIKOLOGES/ Shpërthen analistja e njohur: Po si kënaqesh me VDEKJEN moj e sëmurë…

8 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Analistja e njohur Zamira Çavo ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me një nga situatat më të komentuara ditët e fundit, përsa i përketë reagimit që ka bërë shkrimtarja dhe psikologia Genta Kaloçi për vdekjen e të birit të Flutura Açkës.

Çavo e konsideron psikologen si një grua të sëmurë, e cila kënaqet me vdekjen e një fëmije.

Pikërisht kështu është parë në reagimin e saj Kaloçi e cila e quan një dënim të tillë nga Zoti si diçka të merituar për shkak të bindjeve antikomuniste që Flutura Açka i ka shprehur herë pas here.

Postimi i plotë i analistes Çavo:

Cmenduria e masës
Një dalldi pa fund ka përfshire komunitetin e facebokut por një cemdnuri edhe më e madhe ka përfshirë atë që quajmë opinion publik! Dalldia e sharjeve, shpifjeve e mbi të gjitha dalldia e urrjetjes që ushqehet cdo ditë nga media! Turma është përfshirë në debate që sjellin vetem urrjetje dhe kjo urrjetje kushedi ku do na cojë!
Një grua, mesiguri e sëmurë, “kënaqet” nga vdekja e një fëmije duke e kanalizuar në politikë! E quan një ndëshkim ndaj prindit që urren komunizmin! Eshtë kaq makabre kur e dëgjon sa që nuk mund të mendosh vetëm me keqardhje për sëmundjen e saj të rëndë mendore. Por a nuk janë po kaq të sëmurë të gjithë ata që kërkojnë nën emrin e saj, lincimin e “komunistëve”? A nuk është cmenduri që nën këtë emer gruaje të fillojë një dalldi e tërbuar lincimi ndaj kujtdo që nuk flet, apo preferon të mos e shtojë zhurmën e daulles makabre? Kujt I intereson të risjellë në skenën e politikës së ditës “komunizmin” me të cilin kemi gati 30 vite që jemi ndarë? Kujt I intereson kjo cmenduri popullore? Kujt I intereson kjo situatë? Pse kaq urrjetje mes nesh? Pse e amplifikojmë kaq shumë të keqen dhe mezor hapim gojën për dicka pozitive? Bashkohemi duke kërkuar gjëra që individualisht do ti kishim anashkaluar ose nuk do na kishin rënë ndërmend kurrë! Ama bëhemi bashkë për të fryrë të keqen, për tu përcarë e për tu mbushur me urrjetje e jo me dashuri dhe tolerancë!
Historia ka treguar se kur ka urrjetje të tilla dhe turma fillon e merr anën pavarësisht nëse është e duhura ose jo, sërish në këtë ecje turma nxjerr përpara ata që e nxitën këtë cmenduri! Kemi një jetë që sillemi si “MASË” po asnjehërë nuk jemi sjellë si popull! Mjaft miq, mjaft u bëtë uragan I së keqes! Le të bëhemi njëhërë uragan i së mirës! Të mos e humbasim mendjen pas një makabriteti por ta vendosim vëmendjen tone në politikën e ditës!
Dhe sa për atë grua.. kam vetëm një mendim : sëmundja nuk gjykohet ajo kurohet ! I sëmuri asnjëherë nuk e kupton nëse është vërtetë i tillë. Të afërmit po!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kosielny: Operacioni në thembër ishte i suksesshëm
Previous article KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT