• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA BEFASUESE/ Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri, në mesin e majit merr fund
Home
Intervista

DEKLARATA BEFASUESE/ Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri, në mesin e majit merr fund

7 April, 2020 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në intervistën me Endri Xhafon në Abc News, profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.

“Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. 

Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. 

Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës.

Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Endri Xhafo: Sot kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Endri Xhafo: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e coni momentin e infektimit. Ku duhet kërkuar. Ju si epimidiolog sa kohë më pas e cconi, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku  shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit, dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjëri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje.

Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19 ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Endri Xhafo: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është Covid-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, cfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO "ÇMENDEN" FANSAT/ Jo një, por shumë shpejt dy sezone të reja të “La casa de papel”
Previous article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ "Nuk do jesh kurrë vetëm"! Shpërndahen ushqime dhe ilaçe për familjet në nevojë

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT