Pas lajmit të rremë që qarkulloi sot në media, për një urdhër për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për të bërë pagesën e plotë të tarifave brenda 28 janarit 2018.
DEKLARATA E PLOTE:
Nisur nga lajmet që qarkullojnë së fundmi në portale apo rrjete sociale,
Dekanati i Fakultetit të Ixhinierisë së Ndërtimit, sqaron studentët dhe
opinionin publik se:
-Nuk është e vërtetë që nga ana e Fakultetit është shpallur njoftim i ri për
pagesën e tarifës së Shkollimit.
– Gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo publikuar
ndonjë njoftim për pagesën e Tarifës së Shkollimit, pasi është në pritje të
miratimit të akteve të brendshme rregullatore të organeve kolegjiale të
institucionit, në zbatim të akteve të reja nënligjore që kanë hyrë në fuqi.
DEKANATI I FAKULTETIT TË IXHINIERISË SË NDËRTIMIT