• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Deja Vu” në Parlament! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën
Home
Aktualitet

“Deja Vu” në Parlament! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën

12 October, 2017 K.editor Aktualitet

Parlamenti shqiptar ka rinisur punimet e seancës së kësaj të enjte për t’u deklaruar i mbyllur nga ana e Gramoz Ruçit për shkak të përplasjeve mes tij dhe deputetit Famur Noka.

Edhe këtë të enjte, parlamenti ka përjetuar një “Deja Vu”, ashtu sikundër ndodhi javën e kaluar, ku u përjashtua nga seanca kryedemokrati Lulzim Basha nga ana e Ruçit. Si dhe javën e kaluar me Lulzim Bashën, kësaj here nga salla e kuvendit deputeti i përjashtuar Flamur Noka nuk ka lëvizur nga salla duke kundërshtuar vendimin e kryetarit të Kuvendit. Kësisoj Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën duke deklaruar se punimet do të shtyhen për ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit.

Sakaq, kërkesa e demokratëve e deputetëve të LSI-së për të përjashtuar Edi Ramën nga salla e kuvendit nuk është marrë parasysh nga Ruçi, ndërsa kërkesa e socialistëve për të përjashtuar deputetin Flamur Noka do të shqyrtohet në orën 19:00 të kësaj të enjte nga Byroja e Parlamentit.

“Byroja e kuvendit do të thirret sot në orën 19:00. Oër vazhdimin e seancës, ju bëj thirrje që deputeti të lirojë vendin dhe të largohet nga seanca. Zoti Ndoka të lirojë sallën!

Atëherë në këto kushte, lidhur me nenin e rregullores, në rast se në sallë bëhet rrëmujë, drejtuesi i seancës e mbyll atë. Jemi në këto kushte, seancën e deklaroj të mbyllur, seanca mblidhet nesër në orën tetë e gjysëm.”- tha Ruçi.

Në dalje të kuvendit vetë deputeti Ndoka ka folur shkurtimisht, duke thënë se parlamenti po drejtohet nga një ish ministër komunist dhe në kuvend po i bëhet atentat demokracisë.

“Këtu po bëhet një atentat ndaj demokracisë.”-tha Noka.

Situata u përshkallëzua gjatë fjalës së Sali Berishës në parlament. Deputetët demokratë pretendojnë se kryeministri Edi Rama i është drejtuar nga vendi Berishës me fjalë fyese, duke i thënë “këtu e dhje***”. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Noka, i cili është çuar nga vendi i tij. Më pas Gramoz Ruçi e ka përjashtuar demokratin me argumentin se ka uzurpuar foltoren e kuvendit. Pas pushimit të seancës dhe mosdarkotësisë së demokratëve për të lëvizur, Gramoz Ruçi e ka mbyllur atë për ta rinisur në një orar aspak “tradicional”. Nesër seanca parlamentare fillon në orët e para të mëngjesit, në 08:30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BMW E28, më e “vjetër” dhe më e fortë [VIDEO]
Previous article Një tjetër dasmë VIP në horizont, çifti shumë i preferuar nga fansat do të dalë para altarit!

K.editor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT